Chelsea bën goditjen e parë nën drejtimin e Lampard, merr mëngjarashin e Ajax për 44 mln euro

13 Shkurt 2020, 16:13| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 16:18

  • Share

Chelsea ka bërë goditjen e parë në merkato që prej kohës kur në pankinë është ulur Frank Lampard. Klubi londinez në faqen zyrtare ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Ajax për transferimin e futbollistit marokjen Hakim Ziyech. Mëngjarashi 26-vjeçar ka hedhur formën në kontratë me Chelsea-n, por në Londër do të transferohet vetëm në verë.

Ziyech ishte dëshira e madhe e Lampard që në merkaton e verës, por Ajax nuk hoqi dorë nga futbollisti duke parë kompeticionet që merrte pjesë dhe rëndësinë që ai ka në skuadër. Sulmuesi shquhet për inkursionet në krahun e djathtë dhe lehtësinë për të deportuar më pas në qendër. Transferimi i Ziyech Chelsea-s i ka kushtuar 40 mln euro plus 4 mln të tjera në formë bonusesh. Për marokenin kishte interes nga skuadra të tjera si Barcelona, Arsenal dhe Liverpool.

Kujtojmë se vetëm në dimër u zhbllokua merkato e Chelsea-s pasi më herët ishte dënuar për shkak të kontratave të parregullta me minorenë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?