Nicolas Jackson

Sport

Chelsea 'del nga shinat', rinovon me sulmuesin deri në vitin 2033

2 Shtator, 21:36| Përditesimi: 2 Shtator, 21:37

  • Share

Drejtuesit e Chelsea i kanë rinovuar kontratën sulmuesit senegalez Nicolas Jackson. Gjatë dy viteve të fundit, gjigantët anglezë të futbollit kanë zhvilluar një model transferimi që në shumicën e rasteve ka një emërues të ngjashëm të përbashkët.

Synimet janë lojtarët e rinj, shumat e blerjeve janë më pak të komplikuara se shumat e kontratave dhe gjithashtu përsëritet modeli i nënshkrimit të kontratave shumë të gjata; i cili është një nga levat me të cilat Chelsea dëshiron të qëndrojë brenda rregullave të fair play-it financiar, pasi zgjatet koha e pagesës së vlerës së lojtarëve në periudhën më të gjatë të mundshme.

Në praktikë, kjo do të thotë se disa lojtarë të Chelseas kanë 'kontrata të përjetshme' me klubin. Cole Palmer, Uillian Estevao dhe Kendry Paez nënshkruan kontrata me Chelsean deri në vitin 2033 dhe sot të njëjtën gjë bëri edhe sulmuesi Nicolas Jackson, të cilit kontrata ekzistuese e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2031 iu zgjat nga klubi edhe për dy vjet të tjera.

Jackson u transferua te Chelsea verën e kaluar nga Villarreal për 35 milionë euro dhe shënoi 14 gola në sezonin e tij debutues në Premier League. Kontrata shumë të gjata në Chelsea kanë edhe Enzo Fernandez (2032), si dhe Mykhailo Mudryk, Pedro Neto, Filip Jorgensen, Moises, Renato Veiga dhe Joao Felix, të cilët nënshkruan kontrata deri në vitin 2031.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?