Armando Broja me të dashurën

Sport

Chelsea e la jashtë skuadrës, Armando Broja e ndjek nga pas në SHBA! Kush është bukuroshja që ka 'marrë zemrën' e sulmuesit

28 Qershor, 10:52| Përditesimi: 28 Qershor, 10:54

  • Share

Armando Broja nuk po kalon momentet më të mira në fushën e lojës, por jashtë saj sulmuesi 23-vjeçar duket se ka gjetur dashurinë. I lënë jashtë listës së Chelsea për Kupën e Botës për Klube që po mbahet në SHBA, Broja ka përfituar duke u 'arratisur' për disa ditë pushimi me të dashurën.

Destinacioni i çiftit është Miami dhe sulmuesi ka ndarë disa pamje në kanalet e komunikimit. Përkrah është partnerja e tij e konfirmuar, Sindi, një vajzë nga Përmeti që prej disa kohësh jeton në SHBA.

Historia e tyre është publikuar për herë të parë gjatë festimit të Shën Valentinit, ku Broja u shfaq pranë Sindit dhe këtë herë e zyrtarizoi lidhjen.

Ai e ka prezantuar Sindin me familjarët e tij, duke e postuar në rrjetet sociale, ndërsa ajo ka preferuar një angazhim modest në publik. Në një intervistë të fundit, ai përmendi se nuk ka dedikuar ende gol, por shpreson që t’i kushtojë diçka të veçantë “vajzës së tij”.

Derisa kjo të ndodhë, Broja duhet së pari të gjejë një klub të ri për të vijuar karrierën pasi Chelsea e ka nxjerrë në shitje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?