Momente nga ndeshja Chelsea-Huddersfield

Sport

Chelsea fiton bindshëm në transfertë, Sarri e nis mbarë

11 Gusht 2018, 18:46| Përditesimi: 11 Gusht 2018, 18:49

  • Share

Chelsea ka fituar bindshëm ndeshjen e parë në Premier League, duke fituar në transfertë ndaj Huddersfield me rezultatin 0-3. Një nisje mjaft e mirë edhe për trajnerin Maurizio Sarri.

Kur u mbush gjysmë ore lojë, kampioni i botës, N’Golo Kante shënoi golin e avantazhit për “blutë”, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, Jorginho realizoi golin e dytë me 11-metërsh, të fituar nga Alonso.

Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, Pedro i shërbyer nga Hazard realizoi golin e tretë, që e ngjit Chelsea përkohësisht në krye të Premier League, në saj të golaverazhit më të mirë.

Në ndeshjet e tjera të luaja në pasditen e kampionatit anglez spikat fitorja në transfertë e Crystal Palace, 0-2 në fushën e Fulham, me nga një gol në çdo pjesë loje, firmosur nga Schlupp dhe Zaha.

Me dygolëshin e argjentinasit Roberto Pereyra, Ëatford fitoi në shtëpi ndaj Brighton, ndërsa edhe Bournemouth e shfrytëzoi faktorin fushë teksa mposhti 2-0 Cardiff, të ardhur nga kategoria e dytë.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?