Lojtarët e Chelsea gjatë ndeshjes me ekipin e Manchester United

Sport

Chelsea fiton ndaj United në finale, rrëmben Kupën e Ligës së Anglisë

19 Maj 2018, 20:25| Përditesimi: 19 Maj 2018, 20:34

  • Share

Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Eden Hazard në minutën e 22-të të pjesës së parë që Chelsea të mos dilte bosh këtë edicion. Trajneri

Antonio Conte, pasi i dha titullin kampion Chelsea sezonin e kaluar në Premier League, ka arritur të fitojë edhe Kupën e Ligës së Anglisë.

Një trofe që vlen shumë, duke parë që Chelsea e mbylli sezonin në vendin e pestë dhe momentalisht pa pjesëmarrje në Champions League. 

Nëse Liverpool fiton finalen ndaj Real Madrid, atëherë edhe Chelsea shkon në Champions League, pasi të kuqtë u renditën të tretën në kampionatin anglez.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?