Christian Pulisic është një lojtar i Chelsea. Lajmi është zyrtarizuar nga të dy ekipet por amerikani do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni tek Borussia Dortmund dhe më pas do i bashkohet londinezëve.
Chelsea ka blerë kartonin e amerikanit të talentuar për plot 64 mln euro dhe ka mposhtur konkurencën e disa ekipeve të tjera që e kërkonin ta afronin në skuadër një nga lojtarët më premtues dhe të talentuar.
Kalimi zyrtarisht i mesfushorit me tipare sulmuse tek Chelsea hap spirale të reja për largimin e belgut Eden Hazard në La Liga ku Real Madrid e kërkon me ngulm. 20 vjeçari që kur ka bërë debutimin në vitin 2016-të me Dortmundin në 115 ndeshja ka shënuar 15 gola.