Chelsea nuk po ndalet në merkato dhe po kërkon të forcojë më tej repartin sulmues me Alejandro Garnachon që shihet si një nga objektivat kryesorë të kësaj vere. Sipas raportimeve të 'talkSPORT', drejtuesit e klubit londinez kanë rifilluar kontaktet për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester United.
Pavarësisht afrimeve të shumta në repartin e avancuar, përfshirë Jamie Gittens dhe Joao Pedro, si dhe zyrtarizimin e Estevao Uillian, “Blutë” mbeten të vendosur për të shtuar thellësinë dhe cilësinë në sulm. Në të njëjtën kohë, Chelsea është në bisedime edhe për transferimin e Xavi Simons nga RB Leipzig, por Garnacho shihet si një investim strategjik për të ardhmen.
Lojtari 20-vjeçar, i cilësuar si një nga talentet më premtues të “Djajve të Kuq”, raportohet se është i hapur për një kalim në “Stamford Bridge”. Manchester United nuk është i gatshëm të lëshojë lehtësisht yllin argjentinas dhe kërkon një shumë prej 45 milionë eurosh për ta shqyrtuar seriozisht shitjen.
Edhe pse Garnacho nuk është një element kyç në skemat e trajnerit Ruben Amorim, drejtuesit e United janë ende duke analizuar të ardhmen e tij, përpara se të marrin një vendim përfundimtar.
?? Alejandro Garnacho, keen on joining Chelsea.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2025
It was his priority in January and he’s still keen on the move this summer.
Chelsea considering to bid later this month for Garnacho as said for weeks… and he’s waiting for Chelsea as priority despite bids from abroad. pic.twitter.com/wZj6MjdW1z
Komente
