Kupa e Ligës në Angli (EFL Cup) zhvilloi ndeshjet e raundit të 1/16. Pas përfundimit të tyre kishte shumë surpriza, me Newcastle që eliminoi nga Kupa kampionët e Manchester City-t. Më tej kaluan ekipe si Liverpool, Arsenal, Fulham, West Ham apo edhe Everton.
Në stadiumin "Saint James Park", Newcastle iu fal golit të Isak në minutën e 53-të të ndeshjes, për të kaluar më tej në Kupën e Ligës. Bardhezinjtë mundën minimalisht 1-0 Manchester City-n, duke eliminuar kampionët në fuqi të Anglisë nga ky turne i rëndësishëm dhe zbehur ëndrrën e Guardiolës për fitimin e katër trofeve sezonalë.
Nga ana tjetër, Liverpooli fitoi 3-1 kundër Leicester në "Anfield Road", me të kuqtë që kalojnë në raundin e radhës. Golat për djemtë e Klopp u shënuan nga Gakpo, Szoboszlai dhe Diego Jota, duke përmbysur avantazhin momental të "Dhelprave" me McAtter në minutën e dytë.
Fitore minimale 1-0 për Chelsea, që në "Stamford Bridge" kaloi Brighton. Goli i Jackson i dha suksesin djemve të Pochettinos, që shohin fitoren e parë në shtator. Në fushë pak minuta në fundin e ndeshjes u hodh edhe Armando Broja, që zuri vendin e autorit të golit, Jackson.