Armando Broja

Chelsea llogarit sot finalen e parë, Armando Broja titullar në Angli

9 Janar, 11:35
  • Share

Middlesbrought dhe Chelsea luajnë sot në orën 21:00 për gjysmëfinalen e parë në EFL Cup, ose e njohur ndryshe si Carabao Cup në Angli. Nga minuta e parë për londinezët pritet që në fushë të jetë Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares shënoi tre ditë më parë duke bërë që të tijtë të fitonin 4-0 ndaj Preston në FA Cup. Tanimë 22-vjeçari ka besimin e Pochettinos dhe në krah pritet të ketë Sterling dhe Palmer.

Dëmtimi i Nkunku dhe largimi i Jackson për në Kupën e Afrikës ka bërë që Armando Broja të jetë zgjedhja e parë e trajnerit argjentinas, me Brojën që i shpërbleu besimin drejtuesve, kur shënoi në një ndeshje që ishte e mbërtheyer për 58 minuta në shifrat 0-0 ndaj Preston.

Një rezultat i mirë sot do bënte që Blutë të ishin më të qetë në sfidën e kthimit të 23 janarit, ndërsa kërkojnë të sigurojnë një hap për në finalen e turneut që sot.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?