Antonio Conte

Chelsea 'mbulon me ar' Antonio Conten, trajneri drejt rikthimit te Blutë! Napoli frenohet

2 Maj, 15:59| Përditesimi: 2 Maj, 16:00

  • Share

Antonio Conte dhe Chelsea kanë një histori të vjetër, me trajnerin italian që mund të kthehet te Blutë. Siç bën me dije La Repubblica, Conte ka marrë një ofertë të majme nga Chelsea dhe nuk është çudi që tekniku të jetë sërish në krye të klubit nga "Stamford Bridge".

Nga 2016-2018 Conte drejtoi Chelsean në 106 ndeshje ku fitoi dy trofe, kampionatin 2016-17 dhe FA Cup në 2017-18. Duket se e ardhmja e Contes ka marrë një kthesë të fortë dhe Todd Boehly i ka bërë një ofertë të parezistueshme trajnerit nga Leçe, gjë që do sillte largimin e Pochettinos në fundin e sezonit.

Për momentin mediet tej Adriatikut njoftojnë se Napoli është stepur dhe është në pritje, me skuadrën e Kaltër që e kishte në plane trajnerin për sezonin e ri. Pak a shumë besohet se Chelsea i ka ofruar Contes 8 milionë euro në sezon, sa dyfishi i asaj që mund të paguajë Napoli.

Në ditët e ardhshme priten zhvillme te Chelsea, me klubin londinez që po dështon të shkojë në Evropë dhe këtë sezon mban vendin e nëntë me 48 pikë, pesë ndeshje nga fundi i sezonit. Veç të ardhmes në stol, me Conten në ekip do kishte një të ardhme ndryshe edhe për Armando Brojën, sulmuesin që luan në huazim te Fulham dhe në fund të këtij muaji do rikthehet te Chelsea.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?