Armando Broja

Chelsea merr lajm të mirë, ja çfarë ka ndodhur me Armando Brojan

27 Korrik 2022, 22:03| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 22:04

  • Share

LONDËR-Armando Broja është rikthyer në stërvitje. Lajmi i mirë ka ardhur për Chelsean pasditen e sotme. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe është shfaqur në stërvitjen e bluve të Londrës. Broja nuk udhëtoi me ekipin që në fillim drejt SHBA-së për fazën përgatitore, dhe kur arriti, qëndroi vetëm dy ditë pasi pësoi një dëmtim në stërvitje.

Ai u rikthye në Londër dhe me idenë së mund të niste bisedimet me ndonjë klub tjetër për t’u transferuar, por Thomas Tuchel hodhi zëra se Broja është shumë i rëndësishëm për të dhe se me shumë mundësi nuk do të transferohet askund.

Broja është ende duke pritur për të mësuar të ardhmen e tij, edhe pse trajneri i Chelsea është duke vlerësuar mundësinë për ta mbajtur në ekip.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?