Chelsea shkarkon Antonio Conten pas muajsh të tërë spekulime. Pasi ka fituar Premier League në vitin e parë në Angli, italiani vuajti të arrinte objektivat në sezonin e dytë, teska nuk arriti të kapte Champions League.
Maurizio Sarri ka javë që përflitet për të qenë pasardhësi i tij dhe, mesa duket, tani është çështje orësh që ai të konfirmohet si tekniku i ri i Bluve.
Megjithëse Conte kishte filluar fazën përgatitore te Chelsea, ai tani duhet ta ndërpresë dhe të bëjë gati valixhet.
Kjo është hera e nëntë që Roman Abramovich do të paguajë një shumë të madhe për të larguar trajnerin. Conte do të fitojë 9 milionë euro nga ky shkarkim.
Komento