Kenan Yildiz nuk është në shitje. Merita e vërtetë e afatit kalimtar të verës te Juventusi do të jetë mbajtja e numrit 10-të në ekip, për të cilin Tudor është 'i çmendur' dhe rreth të cilit drejtuesit e 'Zonjës së Vjetër' duan të ndërtojnë një të ardhme.
Drejtori Damien Comolli e ka 'blinduar' Yildiz dhe mesazhi refuzues i dërguar Chelseat, të cilët mbërritën në Torino ditët e fundit me një ofertë bujare (65 milionë euro), është një mesazh për të gjitha klubet e mëdha në Evropë se asnjë shumë parash nuk mund ta lëkund Juven, të cilët tashmë po punojnë për rinovimin e 'xhevahirit' të tyre.
'Blutë', të sapoardhur pas triumfit në Kupën e Botës për Klube, u përpoqën ta merrnin talentin turk edhe me 'bekimin' e Enzo Marescas me një ofertë të konsiderueshme, por zyrtarët e Juventusit e 'mbyllën shpejt derën' dhe ngritën një 'mur mbrojtës' rreth simbolit të epokës së re Comolli-Chiellini.
Negociatat nuk filluan kurrë, aq sa klubi anglez vendosi të ndryshonte kursin dhe të synonte Xavi Simons të RB Leipzig. Mesazhi i Comollit është i fortë. Ai dëshiron të ndërtojë një Juventus më të fortë dhe e konsideron Yildizin si gurthemelin e projektit të ri.
Ai tashmë po punon për rinovimin e kontratës së organizatorit të lojës, të cilën e zgjati më pak se dymbëdhjetë muaj më parë deri në vitin 2029, duke i rritur pagën (1.5 milion euro plus bonuse). Propozimi që po shqyrtohet, raporton 'La Gazzetta dello Sport', do të ishte një rinovim deri në vitin 2030 me një pagë në përputhje me lojtarët më të mirë të skuadrës, të paktën 4 milionë euro në sezon si pagë.
Komente
