Wroclaw, Poloni - Chelsea është skuadra kampione e Conference League. ‘Blutë’ e Londrës mposhtën 1-4 me përmbysje Real Betisin në finalen e zhvilluar në Wroclaw dhe siguron trofeun e CL për herë të parë në histori.
Pas Champions League dhe Europa League, Chelsea siguron edhe Conference League. ‘Nxënësi’ Enzo Maresca nga stoli mposht profesorin e tij, Manuel Pellegrini, për të fituar trofeun e parë në karrierë. Për spanjollët nuk ka histori, duke mos fituar trofeun e parë evropian në 117 vite histori.
NDESHJA - Sfida nisi ‘malore’ për Chelsea, pasi ishte Ezzalzouli në minutën e 9-të që shënoi golin për spanjollët, duke i dhënë epërsinë Betisit. Pjesa e parë u mbyll 1-0, teksa fraksioni i dytë ishte me tjetër fytyrë për anglezët.
Fernandez në minutën e 65-të dhe Jackson pesë minuta më vonë përmbysën ndeshjen për Chelsea. Betis u dorëzua dhe pësoi dy gola të tjerë me Sancho në minutën e 83 dhe Caicedo në minutën 90+1.
Në fund trofeu i Conference League shkon për Chelsea, ndërsa Betis mund të gëzohet pasi luajti finalen e parë evropiane në histori.
Komente
