Klubi i Chelsea-s në Premier League është bërë me pronarë të rinj. Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, bashkëpronar i ekipit të bejsbollit Dodgers në Los Angelos, ka blerë aksionet e klubit londinez për 4.9 miliardë euro, shifra më e madhe e shpenzuar ndonjëherë për një klub futbolli.
Rreth 3 miliardë kanë kushtuar aksionet, që ish-pronari Abramovic garanton se do shkojnë për bamirësi, ndërsa 1.9 miliardë të tjera do jenë në funksion të investimeve për klubin. Rusi Abramovic u detyrua të shiste Chelsea-n pas 20 vitesh për shkak të sanksioneve të qeverisë britanike për lidhje të ngushtë me presidentin Putin.