Pritja e tifozëve për Arsene Wenger ne ndeshjen e fundit ne shtepi

Chelsea thyen Liverpool, Arsenal dhuron spektakël në lamtumirën e Wenger

6 Maj 2018, 19:47| Përditesimi: 6 Maj 2018, 19:51

  • Share

Chelsea ka shfrytëzuar në maksimum humbjen e Tottenham dhe, pasi ka fituar sot 1-0 ndaj Liverpool, mund të shpresojë në dy javët e mbetura për vendin e katërt, çka do të thoshte pjesëmarrje në Champions League. Ka vendosur goli i Giroud në minutën e 32-të, me Blutë e Londrës që kanë marrë 3 pikë me vlerë në “Stamford Bridge”.

Liverpool nuk ka kursyer titullarët, në fushë ka qenë edhe Salah, por ka ndikuar jo pak lodhja në mesjavën e kaluar në përballjen me Romën, ku të Kuqtë u mundën, por siguruan finalen e Champions.

Ndërsa Arsenal ka shkëlqyer në shtëpi ndaj Burnley. Topçinjtë kanë fituar 5-0, në një ndeshje më tepër prestigji, me të dyja skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Aubameyang shënoi golin e parë, ndërsa Lacazette në sekondat shtesë të fraksionit të parë dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë, Kolasinac, Iwobi dhe sërish Aubameyang vulosën fitoren e thellë 5-0.

Ndeshja kundër Burnley ishte e fundit për Arsene Wenger në Londër si trajner i Arsenal, pas 22 vitesh. Francezi do të largohet në fund të sezonit. Futbollistët e të dy ekipeve formuan një korridor dhe e kanë pritur me duartrokitje francezin në momentin që është futur në fushën e lojës. Rreth 60 mijë tifozë e kanë përshëndetur Wenger.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?