Pas Zelimkan Abakarov dhe Islam Dudaev, mundja shqiptare do përfaqësohet sërish nga një rus. I radhës që është pajisur me pasaportën shqiptare dhe duket gati të debutojë në Kampionatin Evropian të të Rriturve në Rumani është Cherman Valiev (25 vjeç).
Çeçeni garon në peshën deri në 74 kilogramë dhe bëhet kështu rusi i tretë që do përfaqësojë Shqipërinë në mundje. Vendi ynë garon në mundjen e lirë në Kampionatin Evropian me Zelimkan Abakarov në peshën 61 kilogramë dhe Islam Dudaev në peshën 65 kilogramë.
Në mundjen klasike Gjetë Prenga në peshën 67 kilogramë dhe Kelsi Nelaj në peshën 82 kilogramë janë pjesë e ekipit. Kurse në mundje për femra, në peshën 68 kilogramë Albina Drazhi do kërkojë medalje.
Lojërat Olimpike “Paris 2024” janë një tjetër objektiv për mundjen shqiptare.