1 vjeçari i qëlluar me plumb në kokë

Bota

Chicago, godet me armë zjarri drejt një familje/ 1 vjeçari lufton me jetën si pasojë e 1 plumbi të marrë në kokë

11 Shkurt 2019, 02:03| Përditesimi: 11 Shkurt 2019, 02:11

  • Share

Një fëmijë njëvjeçar është duke luftuar me jetën e tij pasi u qëllua me një plum në kokë në Chicago.

Chase Irving, djali 1 vjeçar ka marrë 1 plumb në kokë dhe shanset për mbijetesë janë të ulëta, shprehen mjekët të cilët po merren me rastin.

1 vjeçari ishte duke qëndruar në makinën e gjyshes së tij me katër persona të tjerë, duke përfshirë nënën e tij ku një person qëlloji drejt makinës ku ndodhej familja e Chase Irving. 

Policia ka identifikuar makinën e përdorur në sulm dhe ka vendosur një shpërblim prej 23,500$ për çdo informacion që çon në arrestimin e agresorit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?