Giorgio Chiellini

Chiellini 'nxjerr' Shqipërinë nga Europiani: Ka vetëm 1 përqind mundësi

24 Qershor, 20:01| Përditesimi: 24 Qershor, 20:03

  • Share

Ish-kapiteni i Italisë dhe Juventusit, Giorgio Chiellini ka komentuar Grupin B në Euro 2024. Sa i përket dueleve të mbrëmjes së sotme, ish-kapiteni i Juventusit dhe i Italisë ka bindjen e tij se Shqipëria nuk ka më shumë se 1 përqind mundësi për të kaluar më tej.

“Që Spanja do të ishte e para e këtij grupi kjo pritej, duke parë faktin e punës së bërë nga ata ndër vite, edhe pse në Europianin e fundit ne morëm ndoshta fitoren tonë më të rëndësishme për të arritur në fund te trofeu.

Pas Enriques, ata morën de la Fuente, i cili ka rritur shumicën e brezit aktual të Spanjës, kështu që ishte normale dhe një vazhdimësi pozitive.

A ka shanse Shqipëria ndaj Spanjës? Në varësi të kombinimeve dhe rezultateve që mund të lidhen me grupet e tjera, ndoshta kanë 1 përqind shans për fitore, por përballë Spanjës, më vjen keq, por Shqipëria nuk ka asnjë shans që të fitojë. Me pikën e marrë ndoshta do të presin fundin e grupeve, për të shpresuar si një ndër 4 të tretat më të mira, por ndaj Spanjës nuk i jap asnjë shans", tha ai.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kallami: 24/06/2024 23:33

    Shqiptari kurre nuk do bahet rehat Po u mor me italjant , tash qe po hapet Europa dhe bota Italia jane vetem si ajo shprehja “ dy italian mgaterrojne boten” , ndaj vende nordike zvicer dhe France Spanje Jane vende ku mund te besh karriere , Italia eshte ku ben vetem dallavere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?