Massimiliano Allegri

'Chiesa ndjeu një bezdisje, duhet vlerësuar', Allegri pas suksesit në Europë: Freiburgu na la hapësira

10 Mars 2023, 11:58
  • Share

Juventusi fitoi dje 1-0 me Freiburgun për ndeshjen e parë në 1/8 e Europa League. Në shtëpi, për bardhezinjtë vendosi goli i Di Maria në minutën e 53 të ndeshjes. Pas duelit për mediet foli trajneri i "Zonjës", Massimiliano Allegri. Livornezi e vendosi theksin te dëmtimi i Chiesas, apo edhe ndeshja e kthimit pas një jave në Gjermani me Freiburgun.

“Luajtëm një ndeshje të mirë, me intensitet të madh dhe teknikë të mirë. Rrezikuam të barazoheshim, për fat të mirë goli u anulua për shkak të topit me dorë, por bëmë shumë zgjedhje të gabuara pasimi. Duhet të përmirësohemi, sepse koha është thelbësore.

Chiesa? Ndjeu një bezdisje, duhet vlerësuar, por nuk mendoj se është diçka serioze. Për ndeshjen e kthimit dhe ndeshjet e ardhshme kemi disa lojtarë jashtë, të tjerë janë kthyer si Miretti dhe Bonuçi. Është për të ardhur keq për Kean që është i skualifikuar, e diela kundër Sampdoria-s do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme sepse pastaj do të shkojmë në Milano dhe do të jetë një sfidë ku gjithçka mund të ndodhë.

Ndeshja e kthimit? Nuk do të jetë e lehtë në Freiburg, por ajo që më bën të mendoj pozitivisht është se kemi krijuar shumë dhe ata do të na japin hapësirë. Duhet të jemi të zotë në shfrytëzimin e mundësive. Kean? Te Juve ka rregulla, për t'u rikthyer te fitorja dhe për të konkurruar për fitoren duhen shumë karakteristika dhe cilësi, jo vetëm teknike por edhe morale. Jam i lumtur sepse hyri mirë sot, por bëri disa pasime të gabuara, vendime të cilat në këto nivele nuk mund të bëhen.

Di Maria? E nisi në një mënyrë jo të mirë këtë vit, pastaj pësoi disa dëmtime dhe po kalon një vit të mrekullueshëm. Por duhet të përmirësohemi dhe të jemi cinikë sepse përqindja e golave të shënuar në krahasim me rastet e krijuara janë të ulëta", tha Allegri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?