Derek Chollet

Chollet bisedon me Vuçiç-in, pret takim konstruktiv mes tij dhe Kurtit në 2 maj në Bruksel! Flitet për krijimin e Asociacionit

27 Prill 2023, 19:43| Përditesimi: 27 Prill 2023, 19:46

  • Share

Në 2 maj në Bruksel pritet të ketë një takim mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel. Kështu u shpreh ditën e sotme, Derek Chollet Këshilltari i Lartë i DASH i cili tha se shpreson në një takim konstruktiv mes liderve të Kosovës dhe Serbisë.

“Bisedë thelbësore, pozitive me presidentin Aleksandër Vuçiç sot. Ramë dakord për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit SHBA-Serbi dhe fokus të përbashkët për progresin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin", shkroi Chollet në Twitter.

Ndërkohë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është bërë thirrje që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Në 2 maj në Bruksl Serbia dhe Kosova pritet të vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve të cilat po zhvillohen nën ndërmjetësimin e BE-së.

Zyrtarët e BE-së kanë deklaruar zyrtarisht se në qendër të këtij takimi të rradhës mes Kurtit dhe Vuçiçit do jetë diskutimi i prezantimit të draft-statutit të Asociacionit të hartuar nga ekipi menaxhues. Puna e ktij ekipi nuk është pritur me entuziazëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se ekipi përbëhet nga serbë dhe përmbajtja e statutit të propozimit nuk është e njohur.

Ai ka thënë se i ka shprehur Bashkimit Evropian gatishmërinë që ta hartojë vetë draft-statutin për Asociacionin, por se nga BE-ja i është thënë se kjo është punë e Ekipit Menaxhues. Nga ana tjetër, Vuçiç ka deklaruar se këtë draft project ekipi menaxhues do ta prezantojë në 2 maj, por shtoi se nuk kishte shumë shpresa se pala e shqiptarëve do e pranonte.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?