Chollet dhe Kurti

Chollet telefonon Kurtin: I kërkova që të pranojë propozimin franko-gjerman

24 Janar 2023, 22:58| Përditesimi: 24 Janar 2023, 23:00

  • Share

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin. Siç ka bërë me dije ai përmes Twitter-it, Chollet i ka kërkuar Kurtit që Kosova të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

”Fola me @albinkurti sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.

“Ne diskutuam gjithashtu për rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut me Serbinë dhe nevojën që serbët e Kosovës të kthehen në institucione”, ka shkruar Chollet në një tjetër reagim.

Kujtojmë se fillimisht dritë mbi planin franko-gjerman hodhi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Rishtazi, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit janë ende me tensione për shkak të vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për targat brenda territorit të Kosovës. Veriu i Kosovës pati tensione, protesta, dorëheqje të kreut të listës serbe dhe deputetëve në veri madje edhe mungesë përkrahjeje nga ndërkombëtarët. I nxitur nga këto tensione, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk do tërhiqet nga ky vendim dhe çdo provokim nga ana e Serbisë bëhet me qëllim prishjen e marrëveshjeve të 2013  madje dhe tentativë për t’iu shmangur negociatave për propozimin franko-gjerman.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?