Christiane Hohmann

Christiane Hohmann largohet para kohe nga detyra si ambasadore e BE-së në Shqipëri, do kthehet në shërbimin e jashtëm gjerman

29 Qershor 2023, 18:56| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 19:13

  • Share

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Ajo mund të shkojë në Irak si ambasadore e Gjermanisë.

Prej datës 2 gusht të vitit 2022, Christiane Hohmann erdhi në vendin tonë si ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Ndërsa më parë ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?