Ç'i bëre opozitës ose më saktë Partisë Demokratike zoti Basha, duke e molepsur keqas me partiçka pa anëtarësi, identitet dhe pa asnjë peshë në skenën politike. Ç'i bëre opozitës (PD) Lulzim duke e defaktorizuar përfundimisht si forcë e gjallë politike, duke e futur në ulli pa krye, dhe duke i shuar vulën dhe simbolet e saj. Ç'i bëre opozitës (PD) Lulzim duke e telendisur lart e poshtë, në rrugë, bulevarde, sheshe e oborre, duke i larguar ajkën dhe militantët e paepur të saj, për ti zëvëndësuar me …asgjëra. Ç'i bëre opozitës (PD) Lulzim duke e afruar me parti që ikin lart e poshtë, sa herë që vjen interesi i pushtetit, duke e personifikuar partinë e dhjetoristëve me partinë e freshistëve, dhe lloj-lloj soji dhe sorrollopi.
Kjo nuk ishte rastësi, por ishte një skenar i mirëmenduar nga ustallarë të sprovuar në “beteja” të hershme. Shkatërrimi i opozitës (PD) ka ardhur ashtu pa u ndjerë, duke e katandisur partinë e idealistëve, në parti lodër, apo letër bixhozi. Individë të rastësishëm, kanë vite që bëjnë gati diskreditimin e PD, kanë vite që presin ta shkelin me këmbë partinë e Azemit. Ata që deri dje e quajtën “Hero i Demokracisë”, sot i janë sulur Rudinës, të bijës, deputetes më kurajoze që ka patur ndonjëherë PD në krejt historinë e saj.
Ç'i bëre opozitës (PD) Lulzim, duke mos lënë njeri pa përjashtuar dhe damkosur “tradhëtar” nga kryesia, Këshilli Kombëtar, degët e rretheve, e deri grupseksionet e lagjeve, pasi edhe kryetarët e vegjël kanë nisur të ngjajnë nga ty. Ç'i bëre opozitës (PD) Lulzim, duke e telekosur çdo të enjte dhe çdo 2-3 javë rrugëve dhe shesheve të Tiranës, duke e kthyer partinë e idealistëve dhe dhjetoristëve 20 vjet mbrapa, në ditët e kapsollave dhe shisheve molotov, në ditët e qametit. Çfarë të ka bërë PD e dhjetoristëve Lulzim, që po hakmerresh kaq gjatë dhe kaq ashpër, duke i marrë asaj gjithçka kishte, dhe duke e hedhur tek duart e Monikës, Fatmirit, apo dhe Vangjelit.
Ndoshta duke harruar hallet dhe problemet që kanë mbuluar PD tënde, tani do të nisësh të merresh me partinë e re, ndoshta duke bërë opozitaristin me “Bindja Demokratike”. E ke gabim, sërish ke marrë këshillën e keqe. Këtej e tutje ajo do të jetë opozita reale e kësaj qeverie Lulzim, sepse u procesua në mënyrë të natyrshme, pa u sforcuar majtas apo djathtas. Ç'i bëre opozitës (PD) Lulzim, duke mbetur besnik dhe fanatik i leksioneve të marra përpikshmërisht nga “Ai” por në një kohë tjetër.
Ndoshta duhej të ishe treguar më shumë se duhet “kryetar i fortë” Lulzim, ashtu siç bëre me listat e ligjvënësve paçka se humbe thellë në zgjedhje, dhe pastaj asaj partie i preve edhe trungun, duke mos e menduar se degët i le jashtë. Ato “degë” u bashkuan e po bashkohen edhe më shumë se kurrë sot zoti Basha, duke arritur tek “Bindja” e madhe se PD e vjetër e ka mbyllur misionin e saj, fatkeqësisht në opozitë. Ç’ka ti përjashtove dhe flake tutje nga PD, padyshim do ti bashkohen “Bindja Demokratike”, për të nisur pa vonesë opozitën e duhur, për të kapur kohën e humbur të cilën opozita juaj pa patur asnjë kauzë e shpërdoroi në bulevard, duke shpenzuar para me kapsolla e flakadanë./ TEMA
ajaz cfar i beri nuk ela atje ku po tallej klyshi monist me te? thjesht per ato qe e kuptojn po i rit karakterin per ty qe je pro degradimit te partive si ne kohen e enverit eshte keq
PërgjigjuLulqim vate per lesh
PërgjigjuOre ti mire e the po kujt ja the
Përgjigju