CIA dhe BND-ja gjermane pronarë të fshehtë të kompanisë kryesore të enkriptimit

13 Shkurt 2020, 01:16| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 02:15

  • Share

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) dhe Agjencia Federale e Inteligjencës së Gjermanisë (BND) zotëronin fshehurazi një kompani zvicerane e cila përdorej nga qeveritë e ndryshme për të dërguar komunikime të koduara për dekada, ttansmeton përmes një raporti Anadolu Agency.

"Crypto AG" u përdor nga aleatë dhe kundërshtarë amerikanë, përfshirë më shumë se 120 vende. Në mesin e klientëve të saj ishin Irani, India, Pakistani dhe Vatikani.

Asnjëra prej tyre nuk ishte në dijeni të pronësisë së kompanisë nën partneritetin CIA-BND, thuhet përmes një historie të CIA-s dhe rrëfimit përkatës nga Agjencia gjermane e inteligjencës për "The Washington Post" dhe ZDF. Të dyja agjencitë e inteligjencës kanë manipuluar shërbimet e enkriptimit të shitura nga "Crypto AG", në mënyrë që komunikimet që do të dërgoheshin përfundimisht të mund të hakoheshin lehtësisht.

"Ky është grushti më inteligjent i shekullit", përfundon raporti i CIA-s i marrë nga gazetat. "Qeveritë e huaja u kanë paguar para të majme SHBA-së dhe Gjermanisë Perëndimore për privilegjin që komunikimet e tyre më të fshehta të lexoheshin nga të paktën dy (dhe ndoshta pesë ose gjashtë) vende të huaja", thuhet në raport.

"CIA dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA), e cila në atë kohë ishte e ngarkuar kryesisht me thyerje kodesh, zotëronte "Crypto AG" në partneritet me BND-në që nga viti 1970 e tutje, me firmat e inteligjencës amerikane që kontrollonin "gati çdo aspekt të operacioneve të Crypto-s", thuhet në artikullin e "Washington Post".

BND-ja do të largohej nga operacioni në fillim të viteve 1990 për shkak të frikës se ekspozimit të komplotit, por CIA atëherë bleu aksionet e dikurshme gjermane, duke ruajtur kontrollin e saj mbi "Crypto"-n deri në vitin 2018, kur shiti aksionet e saj, i thanë zyrtarë anonimë aktualë dhe ish-zyrtarët gazetës.

Në atë kohë, vazhdon "Washington Post", rëndësia e "Crypto"-s ishte zbehur ndërsa enkriptimi elektronik ishte bërë normë. Ata së bashku mbanin pronësinë mbi "Crypto"-n, agjencitë e inteligjencës vlerësuan operacionin si jashtëzakonisht të suksesshëm pasi biznesi gjeneroi miliona dollarë për të dyjat.

Por, partneriteti nuk ishte pa fërkimet e tij. CIA dhe BND-ja u përplasën në mënyrë të përsëritur për një seri çështjesh që përfshinin grindje të pritshme për para dhe kontroll, por edhe mosmarrëveshje më të pakta rreth etikës. BND-ja, nga ana e saj, ishte "e tmerruar" nga këmbëngulja që CIA shfaqte kur vëzhgonte aleatët amerikanë.

Midis aleatëve që SHBA-ja zbuloi se ishin anëtarët e NATO-s, Turqia, Greqia, Spanja dhe Italia, shkruan "Washington Post". Dy kompani të reja blenë pasuritë e "Crypto"-s pas likuidimit në vitin 2018 të CyOne Security dhe Crypto International.

Të dy kompanitë tani mohojnë çfarëdo marrëdhënie me shërbimet e inteligjencës. Por, CyOne ka lidhje "më thelbësore" me kompaninë e mëparshme, përfshirë edhe përmes shefit të saj ekzekutiv, i cili e mbajti atë titull për dy dekada kur "Crypto" ishte në pronësi të CIA-s, shkruan "Washington Post".

Qeveria e Zvicrës njoftoi të martën se ka filluar hetime për lidhjet e "Crypto AG" me CIA-n dhe BND-në dhe se në fillim të këtij muaji pezulloi licencën e eksportit për Crypto International.

Por "Washington Post" tha se koha e veprimit është "kurioze", duke marrë parasysh se dokumentet që ata shqyrtuan tregojnë se zyrtarët e qeverisë zvicerane duhej të kishin dijeni për marrëdhëniet për dekada dhe "ndërhynë vetëm pasi mësuan se grupet mediatike ishin të gatshme të ekspozonin marrëveshjen"./ AA

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?