VIDEO/ Cianuri i Gjergj Lucës për Sali Berishën: Rri i mbyllur brenda shtëpisë së tij duke vuajtur mëkatet

2 Janar, 15:19| Përditesimi: 2 Janar, 15:38

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca nga Madridi ka bërë një video në të cilën përmend Sali Berishën i cili e nisi vitin e ri 2024 i mbyllur në katër muret e shtëpisë në masë sigurie për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në video Luca shprehet se Berisha po vuan mëkatet e tij.

“Këtë fillimviti jam në Madrit jo për pushime por për punë e nuk rrija dot pa takuar këtë mikun tim Don Kishotin i cili 8 vjet rresht mi vodhi ëndrrat e mia por unë si Sanço Panço praktik e empirik që jam, ia fal vjedhjen që më bëri. E teksa tani ai rri mbyllur brenda shtëpisë së tij duke vuajtur mëkatet unë ndjej keqardhje dhe përsëri e fal, e fal, e fal...”, shkruan ai.

"Mbylle historinë dhe gëzon nipat e mbesat", thotë mes të tjerash Luca në video duke i dhënë një mesazh Berishës.

Më herët në një prej rrëfimeve të tij Luca ka shprehur zhgënjimin ndaj Berishës, duke treguar se si iu shkatërrua biznesi gjatë qeverisjes së tij.

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lola: 04/01/2024 18:57

    Më vjen keq që mban emrin Gjergj.Me duket si ata fëmijët që kur rrifen,i thonë atin që e rrahu-donkalosh nga lagjia ime ,se ta tregoj unë,kam "shokun e fortë"Pika që s'të bie.

    Përgjigju
  • Or tej: 03/01/2024 00:09

    Qaja hallin ti atij qe ka sistemu 10 breza dhe po ben burg ne shtepi, ndersa ti ngele duke punu diten e naten or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Liria: 02/01/2024 20:54

    Shyqyr zoti qe e mbylli brenda Salen se na kane rene veshet dhe syte rehat qe se shohim me ne televizor Besoj se te gjithe njerzit kane gjetur qetesin

    Përgjigju
  • velo: 02/01/2024 15:35

    Sali NON GRARA eshte turpi i kombit qe burgun e ka hak,ka vjedhur,ka vrare ka zhdukur njerez shkateroi partine e plot te tjera qe vetem gomeret nuk i kuptojne.

    Përgjigju
    • Filantropi: 03/01/2024 17:01

      O Melo para se te meresh me Sali Berishen po te pyes: A ke buke te hash,a ke leke per te blere cigare, a je ne pune, a ke shendet te mire...sepse te gjithe pushtetaret njesoj jane...Ketu ne Shqiperi qeverisin XHON TURQIT. i bien njeri tjetrit, e spiunojne, e fusin ne burg, me ministra me kryetar Bashkish, etj...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?