Aktivitetet kulturore që mund të ndiqni sot: Nga Festivali “Metrosound” me Petrit Çarkaxhiun tek mbrëmja poetike e Moza Ahmetit dhe “Ujërat e turbullta” të Driant Zenelit

9 Qershor 2023, 10:38| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 15:32

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Festivali “Metrosound” shënon edicionin e pestë. Në skenën e teatrit “Metropol” performon sot në orën 20.00 artisti Petrit Çarkaxhiu.

2.            Mbahet sot në orën 19.30 në Universitetin e Arteve, koncerti me duete “Si dikur” me pjesëmarrjen e sopranove Sonila Baboçi dhe Eriona Gjyzeli, si dhe pianistes Laura Lila.

3.            Çelet sot në orën 19.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog ekspozita me titull: “How to pay back the sun?”  nga artisti bashkëkohor gjerman Dennis Buck.

4.            Mbahet sot në orën 19.30 në Shtëpinë Studio Kadare mbrëmja poetike "Libri i lumturisë ose Lulet e fjetura", me të ftuar shkrimtaren Mimoza Ahmeti.

5.            Dashuri dhe xhelozi, a do të mbizotërojë poezia e shpirtit mbi varfërinë dhe poshtrimin social? Shfaqja “Ëndrra ime, Rina” me autor Pëllumb Kullën e regji të Spiro Dunit, pret publikun çdo mbrëmje, deri të dielën në orën 20.00 në  Teatrin Kombëtar.

6.            Ekspozita laboratorike e artistit Driant Zeneli, “Ujërat e turbullta” , ku rrëfehet historia e biologes Sabiha Kasimati, qëndron e hapur deri në 17 qershor në qendrën e artit “Agimi”.

7.            “Veprimet mitike” të artistit Endri Myrtaj në pikturë, qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun Historik deri në 11 qershor.

8.            Një galeri veprash si mozaik, afreske, vitrazh… Galeria Fab pret vizitorët deri në 11 qershor, për t’u njohur me artin e 17 studentëve të talentuar të Ateliesë Monumentale.

9.            30 punime në pikturë të artistit Gjergj Meta sjellin në Galerinë e Artit Tiranë deri në 14 qershor, “Urat” si mjet lidhës fizik e shpirtëror.

10.          Art i realizuar në kushte sulmesh, nga sytë e sinqertë të vogëlushëve. Ekspozita “Fëmijët e Luftës” me punime të fëmijëve ukrainas qëndron e hapur në Galerinë e Artit Tiranë deri në 15 qershor.

11.          Duo-ja gjermane në kitarë GANTRIIS-ZIMMERMANN, vijojnë turin e tyre në Shqipëri. Këtë mbrëmje, në orën 19.00 performojnë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

12.          Komedia “Nga e enjtja në të enjte” me regji të Milto Kutalit shfaqet nga sot deri të dielën në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?