‘Ciceron’/ Çelet edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit ‘Hapat’! Tre filma italianë shfaqen në ‘Millenium’

2 Dhjetor, 09:27| Përditesimi: 2 Dhjetor, 15:26

  • Share

Mbrëmjen e kësaj të marte më 3 dhjetor çelet edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit “Hapat”. Shfaqjet e para që  do të vijnë në skenë janë “Marmelladov” me regji nga Xhino Musollari, që do të shfaqet në orën 18:00 në teatrin “Metropol” dhe “Hanë gjaku” me regji të Rafael Hoxhaj, që do të shfaqet në Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në orën 20:00.

Tre filma italianë do të shfaqen më 2,3 dhe 4 dhjetor në orën 19:00 në kinema “Millenium” në kuadër të aktivitetit “Kinemaja e re italiane në Tiranë“.  Këtë të hënë do të shfaqet filmi “Un mondo a parte”, ndërsa të martën filmi “Vermiglio” nga Maura Delpero.

 “Mede(a)t!!! (Për një Medea më pak!)” është shfaqja teatrore që do të vijë këtë të hënë në 2 dhjetor, ora 16:00 në Pallatin e Kulturës në Rrëshen. Shfaqja është një rishkrim i veprës së Euripidit dhe me materiale të tjera nga Helge Kamp, Louise Glück dhe Anna Oxa.

“Vissi d’arte, vissi d’amore” nga Giacomo Puçini vjen për herë të parë në Hollin Protokallar të Kryeministrisë këtë të hënë, më 2 dhjetor në orën 18:00. Për të pranishmit do të interpretohen veprat më të njohura të Puçinit, përfshirë romancat për vokal-piano, veprat pianistike (premierë), arie te Suor Angelica për oboe-piano dhe pjesë nga Toska për 4 duar në piano.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?