Kultura

‘Ciceron’/ ‘Çfarë pa kryeshërbëtorja’, premierë në ‘Skampa’! ‘Opereta gazmore’ në sallën e Arteve nga studentët

10 Prill, 15:29| Përditesimi: 10 Prill, 15:35

  • Share

1. “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regji nga Kiço Londo është shfaqja që vjen premierë te Teatri “Skampa” në Elbasan mbrëmjen e 11 prillit në orën 19:00.

2. Koncerti nr. 12 i Mozart në A major dhe Divertimento në Re Major do të vijnë mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit si pjesë e Projektit Mozart nën interpretimin e pianistit Erbli Zade dhe Orkestrës Simfonike të Operas dhe Baletit nën dirigjimin e Gridi Krajës.

3. Opereta “Vejusha Gazmore” shfaqet premierë te Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë, mbrëmjen e 10 prillit në orën 19:00. Shfaqja vjen e realizuar nga studentët e Fakultetit të Muzikës.

4.Ekspozita “Rrëshqitje” nga Dea Shubleka & Jsononi çelet më 11 prill në orën 19:00 te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë.

5. “Art Explora Festival” shënon fillimin e tij këtë të enjte më 10 prill në orën 17:00. Festivali përshkon Mesdheun me anijen e parë muze dhe ndalesa e saj e parë për 2025-ën është Durrësi.

6.Piktori Shpëtim Garuci çel më 10 prill në orën 19:00, në hotel “Rozafa” në Shkodër ekspozitën vetjake “Shëmbëllyesi i dritëshkrueseve bardhezi të Marubëve në pikturë”.

7. “Nevermore” (në shqip “Kurrë më”), ekspozita nga Orion Shima vijon të qëndrojë e hapur te Galeria FAB pranë Universitetit të Arteve.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?