Kultura

‘Ciceron’/ Festivali i Muzikës ‘Pianodrom’ te ‘Artet’, shfaqje për dhjetorin festiv te ‘ArTurbina’! Festa e verërave dhe Gështenjës në Pogradec

5 Dhjetor 2024, 10:10| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 17:35

  • Share

Festivali Teatror “Hapat” vijon të mbahet në Tiranë. “Kush do të kujdeset për mua” është shfaqja që do të vijë për publikun mbrëmjen e kësaj të enjteje, më 5 dhjetor në orën 16:00 në teatrin “Metropol”, për të vijuar në orën 18:00 me shfaqjen “Samsara” në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve dhe në orën 20:00 me shfaqjen “Impromtu” në Teatrin Kombëtar Eksperimental.

Ndërsa më 6 dhjetor do të vijnë shfaqjet “Striptizë në det të hapur”, në orën 18:00 në sallën “Black Box” dhe “Në lindje të Perëndimit” në orën 20:00 në Teatrin Eksperimental.

Ekspozita “Trashëgimi” nga Christoph dhe Sebastian Mugge çelet mbrëmjen e 6 dhjetorit në orën 18:00 te “Gallery 70” në Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 4 janar.

“Eden Game” titullohet ekspozita e piktores Albana Shoshi e çelur te Galeria “FAB” në Tiranë. Ajo do të qëndrojë për publikun deri më 14 dhjetor.

Festivali i Muzikës “Pianodrom” do të vijë mbrëmjen e kësaj të premteje më 6 dhjetor në orën 19:00 në Universitetin e Arteve. Muzika premierë e kompozitorit Aleksandër Peçi do të vijë nën interpretimin e Mihi Kim, Rudina Cikos dhe Kristina Petrollarit.

Dhjetori i festave vjen në Teatrin Kombëtar te ArTurbina me disa shfaqje teatrore nga trupa e Maqedonisë së Veriut. Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në orën 20:00 në skenë do të vijë Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqjen “Daja Vanja”, ndërsa mbrëmjen e së premtes, më 6 dhjetor, në orën 20:00 do të vijë Teatri i Kumanovës me shfaqjen “Letra”. Hyrja për publikun është e lirë.

Festa e verërave dhe Gështenjës do të mbahet në Pogradec mbrëmjen e 6 dhjetorit, duke filluar nga ora 20:00. Për të pranishmit do të interpretojnë këngëtarja Ermir Babaliu dhe artistë të tjerë, miq të saj.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?