Kultura

‘Ciceron’/ Koncerti ‘4 Stinët e Vivaldit’ te Pazari i Ri! Nëntori festiv me aktivitete në Sarandë! ‘Menaxheria e qelqtë’ shfaqet në Gjirokastër

23 Nëntor 2024, 15:33| Përditesimi: 23 Nëntor 2024, 16:14

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

 “4 Stinët e Vivaldit” nga Sinfoart është koncerti që do të mbahet sonte dhe nesër në orën 19:00 te “Pazari i Ri” në Tiranë, duke sjellë magjinë e muzikës klasike live në zemër të qytetit!

 “Menaxheria e qelqtë” është shfaqja teatrore e Tennessee Williams me regji nga Erion Hinaj që shfaqet mbrëmjen e 24 nëntorit në orën 19:00 në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër.

“Tektonika e shpirtit” titullohet libri me autor Azgan Berbati që promovohet më  24 nëntor në orën 16:00 tek “Hotel Tirana International” (15 katëshi), në sallën “Consortium”.

“Nëntori Festiv” sjell disa aktivitete në Sarandë, duke filluar që nga kjo e shtunë për të vijuar deri më 29 nëntor. Aktivitetet çelen me ekspozitën “80 vite liri- Tradita dhe Historia në fokus” në Muzeun e Traditës dhe Galeri Art “Saranda”.

“Pazar” rikthehet sërish këtë muaj te Stadiumi Dinamo. Këtë të shtunë nga ora 8 në mëngjes deri në orën 17:00 mund të gjeni koleksionet më të mira thrift dhe vintage, aksesorë, kamera dhe më shumë në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka çelur thirrje për projekte për botime librash & përkthime kinematografike & audiovizuale, si dhe për projekte për promovim të kinemasë shqiptare jashtë dhe brenda vendit. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë dhe dorëzojnë projektet e tyre deri më 3 dhjetor.

Hip-Hop, Reggae, vibe fantastike dhe një larmi vinilash të rinj e të vjetër për të eksploruar do të mund t’i gjeni te hyrja e Pazarit të Ri, përballë Sheshit Avni Rustemi, më 24 Nëntor, ora 11:00 në aktivitetin e quajtur “Vinyl Day”.

Ekspozita “Nëntori” vijon të qëndrojë e çelur te Galeria “FAB” pranë UA në Tiranë. Ekspozita shënon edicionin e 27- të saj dhe do të qëndrojë e çelur edhe këtë të shtunë dhe mbrëmjen e së dielës, më 24 nëntor.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?