Mirush Kabashi përkujtohet në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta në një aktivitet në Sallën e Universitetit të Arteve, më 5 dhjetor në orën 19:00. Pjesë e mbrëmjes do të jenë një ekspozitë fotografike, një libër dhe një dokumentar për nder të figurës së aktorit.
“Nga pafajësia në pafajësi”, një performancë që ndërthur baletin kontemporan dhe teatrin, vjen në ekranin e madh të qendrës së artit Agimi, në 5 dhe 6 dhjetor, në orën 19:30.
“Daja Vanja” është shfaqja nga Teatri Shqiptar i Shkupit, që do të vijë për publikun në Tiranë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës mbrëmjen e 5 dhjetorit në orën 20:00.
“Konflikti ruso-ukrainas” është libri për të cilin do të diskutohet në Klubin e Librit “Ivanaj”, të enjten, më 5 dhjetor në orën 18:30.
“Mendimi politik i prof.Peter Prifti”, një nga figurat më të njohura të Diasporës shqiptare në SHBA, është aktiviteti që do të organizohet më 5 dhjetor në orën 11:00 te Qendra Kombëtare e Librit në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij.
“Caqet e dritës” titullohet ekspozita e pikturës me autore Kela Bregu, që do të çelet më 5 Dhjetor në orën 18.00 në “Tulla Culture Center” në Tiranë.
“Natyra e egër dhe ‘gruaja e egër’ është biseda që do të zhvillohte te BERK më 5 dhjetor në orën 19:00. Biseda merr shkas nga libri “Gratë që Vrapojnë me Ujqërit – Mite dhe Histori për Arketipin e Gruas së Egër” nga Clarissa Pinkola Estés, psikoanaliste Jungiane dhe shëruese.