Kultura

Ciceron/ ‘Nëntori i Yjeve të Artë’, koncerti me këngë në TKOB! ‘Nëntori Festiv’ me aktivitete në Sarandë! ‘I këndojmë flamurit’ festival në sheshin e Flamurit, Vlorë

27 Nëntor 2024, 11:19| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 14:59

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“Nëntori i Yjeve të Artë” titullohet koncerti me këngë dhe muzikë nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që do të vijë mbrëmjen e kësaj të mërkure më 27 nëntor në orën 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Ndërkohë, mbrëmjen e nesërme, më 28 nëntor në orën 19:00, në skenë do të shfaqet koncerti festiv “Oshëtima e Maleve”.

2.“Pas Luftës, kush jemi ne?” titullohet shfaqja teatrore nga Robert Nuha që do të vijë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë më 28 nëntor në orën 19:00.

3.Ekspozita “Salloni i Vjeshtës – Edicioni 18” vijon të jetë e çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër që prej 26 nëntorit. Ekspozita me 75 artistë pjesëmarrës do të vijojë të qëndrojë e hapur çdo ditë deri më 10 dhjetor.

4.Ekspozita “Keep Calm and Smile” nga fotografi Korab Basha çelet më 28 nëntor në Bunk’Art 2” në Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 30 nëntor dhe sjell 25 fotografi bardh e zi dhe vjen si homazh për të rinjtë dhe të rejat që janë bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

5.Tirana Art Ëeekend – Panairi i Pavarur i Librit çelet më 28 nëntor në orën 17:00 tek “Bulevard Art and Media Institute”- Destil Creative Hub. Mbi dyzet botues dhe projekte nga Shqipëria, Kosova, diaspora dhe më tej prezantohen në panairin që do të qëndrojë i hapur deri më 1 dhjetor.

6.“Nëntori Festiv” vijon në Sarandë me aktivitete të ndryshme. Në 27 nëntor, në  orën 17:00 në sallën e Bashkisë do të mbahet aktiviteti artistik- kulturor “Jeho nëntori i lirisë”,  ndërsa më 28 nëntor në orën 10:00 do të organizohet ceremonia e ngritjes së flamurit në pedonalen e qytetit.

7.Ekspozita “Unë mund të fle kudo” nga artisti Libert Shkupolli me punime nga koleksioni i Galerisë Zenit me vepra të Lumturi Blloshmit, Anastas Kostandinit, Ali Osekut, Maks Velos dhe Zini Veshit prezantohet më 28 nëntor në orën 12:00 deri më 1 dhjetor në galerinë “Zenit”.

8.“Festat e Nëntorit” në Vlorë vijojnë më 28 nëntor me disa aktivitete. Ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit do të mbahet në Sheshin e Flamurit në orën 10:00. 

Në orën 11:00 përballë sheshit të Flamurit do të çelet eskpozita me piktura “Udha drejt pavarësisë.  Ndërkohë, në orën 11:00 përgjatë bulevardit “Ismail Qemali” do të ketë paradë të shkollave të qytetit, e koncepotur si festival për festën e flamurit.

Në orën 11:00 në Sheshin e Flamurit do të mbahet festivali “I këndojmë flamurit”.  Aktivitetet përmbyllen në orën 19:00 në teatrin “Petro Marko” me koncertin ‘simfo- art’ me këngë simfonike “Nëntori i një filmi”.

9.“Festojmë së bashku” në Gjirokastër është aktiviteti që vjen në kuadër të festave të Nëntorit në mjediset e kinoteatrit “Zihni Sako” më 28 dhe 29 nëntor në orën 10:00-18:00.

10. “Parada Shqiptare 2024” nga Albanian Roots mbahet prej orës 9:00-19:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë më 28 nëntor

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?