Rubrika 'Ciceron', ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

9 Dhjetor 2022, 10:35| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 11:01

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1. Dy shkrimtarë të mëdhenj në situata të paimagjinueshme, Armand Bora vë në skenë sot në orën 19.00 tek "Artet", shfaqjen  "Çehovi i jep lamtumirën Tolstoit"  të Miro Gavran.

2.Shfaqja "Edmond" me regji të Andia Xhungas e Indrit Çobanit e një kast të përzgjedhur aktorësh pret publikun sot deri në 11 dhjetor në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.

3. Me lëvizje, pantonimi dhe elementë të klounit, pas premierës ditën e djeshme vijon  të mbahet sot në orën 19.00  në teatrin "Metropol", shfaqja pa zë  “Zhurma e kohës” e Rafael dhe Bujar Hoxhaj.

4. Festivali Teatror "Hapat" vijon, hyrja është e lirë për të ndjekur shfaqjen "Elektroshok" me autor Tobias Xhaxhiun e regji të Smara Smajës sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental.

5. Dina dhe Melita, dy arbëreshe të Zadarit sjellin sot në orën 19.00 tek "Artet", kulturën, veshjet e muzikën e tyre shekullore.

6. Çelet sot në orën 18.00 në galerinë "FAB", ekspozita vjetore e pikturës "NËNTOR 25", e organizuar nga Aleksandër Filipi. 

7. Mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë komedia "Pas zeros", me regji të  Ali Volkan Çetinkaya.

8. Shkrimtari Ben Blushi mban sot në orën 16.00 një takim në bibliotekën "Thimi Mitko" në Korçë për prezantimin e librit të tij "41 sekrete", me rrëfime të personazheve publikë a të panjohur.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?