Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Drama “Dua një vend” e Andreas Flourakis dhe me regji të Ema Andreas vijon nga sot deri të dielën, në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental me një kast të përzgjedhur aktorësh.
2. Në qendrën kulturore “Tulla” mbahet sot në orën 19.00 ligjërata Mendjet më të ndritura: Si e ktheu Allen Ginsberg çmendurinë në poezi revolucionare”, nga Stevan Weine.
3. Komedia “Nuk duhet ta thoshe” e Salome Lelouch rikthehet sot dhe nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar, me regji të Artan Imamit, i cili interpreton edhe në skenë i shoqëruar nga Luli Bitri.
4. Me rastin e muajit të Historisë Afrikano-Amerikane, Ambasada Amerikane organizon sot në orën 18.00 në kinemanë e Pallatit të Kulturës në Vlorë shfaqjen e filmit Oscar “Green Book”, ku hyrja do të jetë e lirë.
5. Promovohet sot në orën 18.00 në qendrën “Sotir Kolea” në Tiranë libri “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” nga Primo Levi i përkthyer nga Aida Baro, me pjesëmarrjen e veçantë të Fabio Levit.
6. Promovohet sot në orën 11.00 në Teatrin e Operas libri “Kompozitori Bojan Adamic në Shqipëri” me autor akademikun Vasil Tole.
7. Mbahet nga sot deri të dielën, në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental shfaqja për fëmijë “Bëhu trim pinguin i vogël” me autore Valentina Mytevelin dhe regji e koreografi të Semela Skënderasit.
8. Vijon në qendrën e artit “Agimi” të Tiranë, çdo ditë nga ora 10.00 në orën 18.00 Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë "AniFest 2024" i drejtuar nga Artan Maku.