Dy banorët e Big Brother, Lorenc Hasrama dhe Jori janë parë shumë të afërt brenda. Ata kaluan kohë sëbashku brenda suitës pasi fituan sfidën e dhënë nga ‘Vëllai i Madh’.
Madje kur ishin në suitë, Lorenci i dhuroi puthje Jorit, ndërsa edhe janë përqafuar.
Pasi dolën nga suita ata janë parë sërish shumë të afërt me njëri-tjetin. Madje Lorenci nuk ka hequr dorë nga Jori. Sot, teksa e përqafonte dhe puthte, Jori dëgjohet t’i thotë avash, duke nënkuptuar se gjëja e tyre duhet të ‘rrjedhë’. Më pas, Lorenci e pyet nëse po e bezdis, por modelja ia kthen duke i thënë avash-avash.