Dashi
Do të keni disa mosmarrëveshje të vogla gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, megjithatë marrëdhënia do të përmirësohet me kalimin e orëve. Beqarët nuk do të jenë ende gati për të filluar një histori dashurie, kështu që do të vazhdojnë të qëndrojnë vetëm. Në planin financiar do të keni fat.
Demi
Ambienti në çift do të jetë goxha i ngrohtë. Ju dhe partneri do të jeni si një ekip i fortë dhe askush nuk do të mund t’ju mundë dot. Beqarët do të gjejnë më në fund shpirtin binjak dhe do të fillojnë një histori të bukur dashurie. Të ardhurat ende nuk do të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Do të jeni shumë idealistë sot në dashuri dhe me të drejtë. Partneri juaj është mjaft i përkujdesur dhe ju dashuron me shpirt. Për ju ai mund të lërë çdo gjë pas dore. Beqarët do të kenë një takim, por duhet të mendojnë mirë për hapat që do të hedhin më tej. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me disa probleme delikate.
Gaforrja
Marrëdhënia në çift nuk do të jetë aq e ngrohtë sa disa kohë më parë, kështu që bëni kujdes me gjithçka që do të thoni. Një gabim, sado i vogël, mund të sjellë tronditje të mëdha. Beqarët do të kalojnë një ditë shumë të këndshme dhe interesante, edhe pse nuk do të gjejnë princin e kaltër.
Luani
Ka rrezik që të krijohet njëfarë distance sot në jetën tuaj në çift. Asgjë nuk do të ecë ashtu si e kishit ëndërruar. Përfitoni për të reflektuar me kujdes dhe për të vënë disa pika mbi “i”. Beqarët do të kenë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Në planin financiar mos u qani nëse keni vështirësi, sepse gjithçka që do të ndodhë do të jetë pasojë e pamaturisë që keni treguar.
Virgjëresha
Jeta në çift do të jetë thuajse ideale sot. Do të flisni hapur për çdo gjë me atë që keni në krah dhe do të zgjidhni me maturi edhe disa probleme të vogla që ju kishin dalë më parë. Beqarët gjithashtu do të kenë një ditë plot diell në planin sentimental. Gjendja financiare nuk do të jetë ashtu si e keni pritur. Mos ndërmerrni shumë rreziqe.
Peshorja
Saturni nuk do të ndikojë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift, kështu që atmosfera në çift nuk do të jetë aspak pasionante siç pritej. Beqarëve, nga ana tjetër, do t’iu pëlqejë qetësia dhe harmonia në të cilën jetojnë dhe nuk do të kërkojnë ndryshime. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet nëse nuk doni të keni probleme.
Akrepi
Ju që jeni në një lidhje, as që duhet t’ju shkojë ndërmend për aventura gjatë kësaj dite, sepse situata në një moment mund t’ju dalë tërësisht jashtë kontrollit. Beqarët do ta kenë të vështirë të gjejnë personin që kanë ëndërruar. Problemet financiare që keni pasur kohët e fundit do t’ju motivojnë të tregoheni më të kujdesshëm me shpenzimet.
Shigjetari
Çiftet do të përballen me vështirësi gjatë kësaj dite. Disa do të kërkojnë më shumë pavarësi e disa të tjerë gjëra të pamundura të cilat partneri nuk do të mundet t’ua plotësojë. Beqarët do të jenë të parrezistueshëm dhe do të marrin ftesa pa fund. Për financat, dita do të jetë paksa delikate.
Bricjapi
Tregohuni sa më të sinqertë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe mos i mbani atij të fshehta. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do të ketë përmirësime. Beqarët duhet të përgatiten për takime impresionuese, vetëm se ato do të ndodhin në momentet që ata më pak e presin. Në planin financiar tregohuni sa më të rezervuar me shpenzimet.
Ujori
Ditë mjaft e ekuilibruar dhe e këndshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të ndiheni mirë pranë partnerit. Beqarët do të ëndërrojnë më shumë sesa duhet dhe realiteti do t’i zhgënjejë më shumë sesa mendonin. Financat do të kenë përmirësime të vogla.
Peshqit
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Herë do të dashuroheni plot pasion dhe herë do të keni konflikte të ashpra. Beqarët do të pëlqejnë disa persona, por konkurrenca do të jetë e fortë. Duhet të gjeni mënyrën e duhur se si ta joshni. Situata financiare do të ketë vetëm disa luhatje të vogla, gjithsesi asgjë për t’u shqetësuar.
Komente
