Showbizi shquhet për çifte më marrëdhënie të paqëndrueshme, por ka edhe raste kur vipat kanë treguar të kundërtën.
Më poshtë janë disa nga çiftet që duhet të jenë shembull në lidhje me marrëdhënien e tyre në çift.
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi- Dashuria mes tyre indi në skenën e spektaklit të “Portokallisë”.
Ato u njohën në vitin 2005 dhe pas pesë vitesh Ami dhe Ermali vendosën të martohen në një ceremoni të mbajtur më më 10 Shtator 2010.
Tani janë prindër të dy fëmijëve, Joel dhe Sia.
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj- Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë njohur në një stacion treni në Zvicër.
Ata kanë 13 vite bashkë dhe verën e kaluar zhvilluan ceremoninë e dasmës.
Miriami dhe Albani sapo janë bërë prindër për herë të dytë të një djali, Duam dhe kanë një vajzë të quajtur Ameli.
Orinda Huta dhe Turjan Hyska- Janë njohur para më shumë se 11 vitesh, në kohën kur të dy ishin të apasionuar pas muzikës.
Ata celebruan dashurinë me martesë në vitin 2017.
Julka dhe Andi Gramo- Julka dhe Andi kanë plot 20 vite bashkë. Nga historia e gjatë e dashurisë kanë sjellë në jetë dy djem dhe momentalisht janë përkushtuar në karrierën e tyre.
Ermal dhe Ariana Fejzullahu- Ariana dhe ErmalI janë ndër çiftet më jetëgjatë. Ata i kanë dhënë fund beqarisë në një moshë të re, kur ishin rreth të njëzetave dhe tani janë prindër të katër fëmijëve.
Xhensila dhe Besi-Ata janë njohur krejt rastësisht shumë vite më pare kur Xhensila ishte vetëm 17 vjeç.
Pas një historie të gjatë dashurie, Besi dhe Xhensila kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 1 Shtator të vitit 2017.
Tani janë prindër të një vogëlusheje të quajtur Ajka.