Kur nise lidhjen me partnerin , gjithçka ishte e mrekullueshme. Nuk ngopeshit me njëri-tjetrin, kalonit kohë së bashku dhe përpiqeshit të mbanit kontakte. Por tani, pas një martese të gjatë dhe ndoshta fëmijëve, e kupton se shkëndija që kishe ka vdekur.
Kjo nuk është diçka që ju ndodh vetëm juve. Hulumtimet tregojnë se intimiteti, besimi dhe aftësia për të folur me dikë për mendimet tuaja më të thella redukton stresin dhe ndjenjat e vetmisë. Megjithatë, monotonia mund të "vrasë" marrëdhëniet dhe shpesh të çojë në ndarje ose divorc .
Kombinimi i komunikimit dhe kontaktit fizik i bën marrëdhëniet të funksionojnë dhe nuk ka vend më të mirë për të filluar këtë përpjekje sesa dhoma e gjumit.
Lexoni më poshtë për pesë mënyra se si këshilltari dhe autori i marrëdhënieve Charles J. Orlando sugjeron që mund të përmirësojnë apo edhe të shpëtojnë marrëdhënien tuaj.
Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë
Hiqni mënjanë pajisjet elektronike
Flisni në dhomën e gjumit
Një puthje për natën e mirë