Kamioni ushtarak i ciftit austriak, që ka marrë përsipër të udhëtojë nëpër botë

Lifestyle

Çifti austriak shet shtëpinë për të nisur udhëtimin nëpër botë me një kamion ushtarak (Foto)

13 Janar 2019, 18:29| Përditesimi: 13 Janar 2019, 19:01

  • Share

Një çift austriak ka shitur gjithçka që përbënte pasurinë e tyre, për të ndërmarrë përsipër një udhëtim nëpër të gjithë botën me një kamion ushtarak.

Fillimisht Leander Nardin dhe bashkëshortja e tij Maria kanë jetuar së bashku me djalin e tyre 7-vjecar në Salzburg, por ëndrra e tyre gjithmonë ka qenë që të udhëtonin nëpër botë.

Ëndrra e tyre do të merrte formë dy vite më parë, kur  çifti vendosi të shiste shtëpinë dhe të blinte një kamion të vjetër ushtarak të tipit Mercedes Benz LA911B, që më vonë do ta shndërronin në një shtëpi të lëvizshme.

Për Leander, me profesion fotograf, nuk bëhet fjalë thjesht për një udhëtim por për një stil jetese. “E dashura ime dhe unë kemi udhëtuar përreth globit për më shumë se 10 vite, ne kemi qenë gjithmonë të interesuar për kultura të huaja, një ndjenjë që ndoshta vetëm udhëtarët mund ta kuptojnë”, është shprehur ai për "Mail Online".

Ciftit austriak iu deshën plot dy vite për ta sjellë kamionin me 12 metra katrorë në formën që ka sot; me dy dhoma gjumi, një dhomë ndenje, një kuzhinë dhe një tualet.

Udhëtimi i tyre i parë me këtë mjet ushtarak nisi në vitin 2017, ndërkohë që, dy austriakët aventurierë kanë vizituar deri më sot 24 vende. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?