Dritan Gina dhe Rovena Gashi

Kronikë

Pezullimi nga detyra, Rovena Gashi dhe Dritan Gina humbasin edhe në Apel përballjen me Arta Markun

9 Korrik 2018, 20:05| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 20:15

  • Share

Çifti i prokurorëve të pezulluar nga detyra, Rovena Gashi dhe Dritan Gina humbasin një tjetër përballje me kryeprokuroren Arta Marku.  

Pas Gjykatës Administrative edhe Gjykata e Apelit ka rrëzuar padinë e Rovena Gashit dhe Dritan Ginës ndaj kryeprokurores së përkohshme. Kryeprokurorja pezulloi Gashin e Ginën pasi po hetohen per deklarim te rrëme pasurie nga prokuroria e Durrësit. Vendimi i Apelit është dhënë sot paradite duke lënë në fuqi vendimin e Arta Markut për pezullim nga detyra. 

Rovena Gashi ishte prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, ndërsa burri i saj Dritan Gina ka qenë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Pak muaj më parë çifti i prokurorëve u përfshi në akuza ndaj Kryeprokurores, pasi Dritan Gina u shkarkua si drejtues i prokurorisë së Elbasanit ku ishte i komanduar duke u rikthyer në Tiranë, ndërsa gruaja e tij, Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme duke kaluar prokurore e thjeshtë.

Por sot, të dy janë shkarkuar nga detyra, pasi janë marrë të pandehur për mosdeklarim pasurie. Nëse do të shpallen fajtor do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë. Kujtojmë që Gashi është një prej 10 kandidatëve për në Kushtetuese, por edhe pjesëtare e KED. Me pezullimin nuk dihet nëse Gashi e humbet statusin në KED, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Komento

Komente

  • Rovi: 09/07/2018 22:55

    Ah kjo Arta Marku po i shkel te drejtat ketyre YDHAVE te drejtejtesise shqiptare! Po c’qe ky taksirat per ty mi Rovi, mi YDHi Nuredinit me 16 apartamente dhe jo vetem!

    Përgjigju
  • Populli: 09/07/2018 20:27

    Llalla eshte gjalle dhe gjithandej mjaft miq;rovena do shpetoje,por ortaku,veshtire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?