Librazhd, tërmeti ua bëri banesën të pabanueshme, çifti i të moshuarve apel për ndihmë! Nëna: Djali ushtarak mori 5 mln lekë kredi për kurimin e të atit

9 Mars, 15:41| Përditesimi: 9 Mars, 16:54

  • Share

Librazhd- Kemi udhëtuar për në fshatin Kokrevë të Bashkisë Librazhd, ku dy pjesëtarët e familjes Stafa kërkojnë ndihmë pasi nuk kanë një banesë ku të jetojnë. Banesa e cila është pas shpinës time është e amortizuar dhe shpallur e pa banueshme.

Ndonëse është shpallur e pa banueshme, çifti i të moshuarve Servete dhe Gëzim Stafa, i cili vuan nga depresioni, jetojnë ende në banesën e dëmtuar nga vitet dhe fenomenet natyrore. Jeta ju rrezikohet çdo ditëm e ndërsa kushtet e jetesës nuk janë aspak normale.

“Njeriun e kam të sëmurë, me depresion, me ilaçe. Unë invalidë. Than do i vendosim çati. Si qëndroje çatia pa këmbë. Me ndihmë të njerëzve të mijë bënë këtë dhomë. Dru jo, bebelina jo, bukë jo”,- tha Servetja.

Me lot ne sy gruaja thotë vuajtjet që po kalon janë të mëdha dhe të vetmen gjë që do është një dhomë për të jetuar e qetë, pasi vetë e ka të pa mundur.

“Unë kërkoj nga shteti një shtëpi. Të ketë dhe banjë. Ti përmbahen kësaj. Jo të vendosin çatinë pa këmbë. Vini dorë tek fukarenjtë. Hajde ti. A jeton këtu. Deri dje punonte në hekurudhë. Është invalid. Sot nuk kam takat. Nuk mundem. Kërkojnë ndihmë. Me blloqe kam thënë. Vetëm ta kem të re”,- u shpreh ajo.

Prindër të 5 fëmijëve, 4 vajzave të martuara dhe një djali i cili punon ushtarak në kryeqytet, por me rroga që nuk ju dalin për të ngrënë dhe paguar qiranë shprehet Servetja. Të pakta para që marrin nga pensioni i harxhojnë për ilaçe.

“Kam 5 fëmijë. Djali është ushtarak dhe merr 400 mijë. Është me qira në Tiranë. Çfarë do ngelet për të ngrënë. Ka hy 5 milion kredi për shërbimin të atit. Nuk ta mban spitali më than. Të kesh një njeri me depresion nuk është kollaj. Jetojmë me 200 mijë lekët që merr aj dhe 120 mijë lekët që marr unë. Ja ilaçet. Ca punonte bashkia, më thonin të ndihmojnë gocat”,- ka rrëfyer e moshuara.

Në këto kushte, ajo tregon për Report Tv se ka trokitur në çdo institucion, ka bere kërkesa deri te kryeministri por deri tani ajo shprehet se nuk e ka ndihmuar askush.

“Unë i jam drejtuar Reprot Tv për ndihmë sepse nuk po gjej të drejtën time tek bashkia. Vajti djali dhe kërkoi ilaçet e babit, dhe i thanë ti je i ndarë. Kujt ti kërkoj ndihmë, kujt. E pan, e verifikuan. Kërkova në bashki. Hiç fare. Shkova tek Haki Caki, hiç. Hedhin topin. Kujt nuk i kam çuar letër. Bashkia më thanë nuk të takojnë moj zonjë. Aplikova, i bëra letrat të gjitha”,- u shpreh ajo. 

Report Tv u interesua edhe pranë bashkisë Librazhd ku na u tha se Familja Stafa është ndihmuar me aq sa ka pasur mundësi bashkia, ndërkohë që është aplikuar në programin e përmirësimit të kushteve të banimit e cila është në fazën e shqyrtimin nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?