Shkodër- Një çift irlandez raportohet se kanë gjetur 41 400 euro në Durrës dhe më pas i kanë dorëzuar në policinë e Shkodrës.
Blutë informojnë se çifti i kanë gjetur paratë më pasditen e 26 mars-it pranë një supermarketi ‘SPAR’ në lagjen nr 13, të qytetit bregdetar.
Ndërkohë në një video të publikuar në rrjetet sociale, shuma e parave dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare të cilët u kanë rënë paratë pasi kanë hipur në makinë. Pasi ata janë larguar, dy djem të rinj që po kalonin aty i kanë parë dhe i marrin.
Pak metra larg vendit ku kanë gjetur paratë, të rinjve u ka dalë para një burrë, i cili është paraqitur si turist irlandez dhe iu ka marrë paratë duke pretenduar se janë të tij. Pas bisedës me të djemtë ia kanë dhënë paratë e gjetura dhe largohen.Burri pasi i ka marrë i ka numëruar paratë dhe është larguar me gruan e tij.
Kjo episod ngriti shumë dyshime, madje u paraqit në disa media si vjedhje nga ana e çiftit, por policia tha se ata e dorëzuan çantën te blutë e Shkodrës
"Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.
Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket "SPAR", në lagjen nr 13, Durrës", thuhet në njoftimin e policisë.
Me veprimet e metejshme do të merret Policia e Durrësit.
Komente

Dikush duhet te pyes se si dreqin ecin me 40000 euro ne cante agjentet imobiliare.
PërgjigjuLek xhepi. Si te humbin 40 mije euro njehere? Shqiperia eshte bere me keq se Amerika Latine. Bankat edhe shteti duhet te bejne pune me te mire te kontrollit financiar, edhe keto blerje shtepish ne cash duhen ndaluar. Pike!
Lekët fillimisht i gjetën 2 djemtë këta llozhurat jua morën djemve për t'i mbajtur vet . Kur e panë që dolën te joq nxituan ti dorëzonin dhe të marrin shpërblimin që është 10% te lekët e gjetura. Kështu që shpërblime ju takon djemve që i gjetën fillimisht lekët dhe në mirëbesim jua dhanë turista e llozhura e gënjeshtarë mashtruesit.
Përgjigju