Marketingu është një botë e madhe kreativiteti, që ndonjëherë mund të të përcillet tërthorazi, mjafton të jemi pak detajist. Dhe, meqenëse ra fjala për detaje, i vutë re thonjtë e aktores Megan Fox në fotot sensuale me Machine Gun Kelly? Natyrisht që fotoja mund t’iu ketë shpëtuar, por nëse i riktheheni do të shihni se Megan Fox përdori ‘trukun’ më të zgjuar për të prezantuar koleksionin e ri të thonjve.
Në foto, duket pjesa e pasme e këngëtarit me tatuazh, ndërsa përqafon thonjtë e tij të lyer me smerald të aktores.
Aktorja është shfaqur edhe në foto solo që nuk tregojnë asgjë përveç hijes së siluetës së trupit të saj dhe thonjve të saj.
Fotot solo të Megan Fox
Komente
