EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes

23 Tetor, 14:27| Përditesimi: 24 Tetor, 14:03

  • Share

Kompanitë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përdorën të gjithë pushtetin e tyre që ajo të merrte në Shqipëri lejet për 2 projekte milionëshe, futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike, ka pasur lidhje edhe me familjen dhe pushtetin e Sali Berishës.

Redaksia investigative e Shqiptarja.com ka zbuluar se Unifi, që kishte hapur një degë në Shqipëri pasi shoqëria mëmë ishte e regjistruar në SHBA, ku  Adrian Shatku, një shqiptar nga Peshkopia, kishte ngritur biznesin e tij të fuqishëm në Nju Jork, kanë krijuar lidhje me Argita Berishën që në vitin 2010. Studioja e vajzës së Kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, kishte marrë nga Unifi Communications Inc një këst të parë prej 7.656 euro, të mjaftueshme vetëm për të nisur një studim për mundësinë e investimeve. Ashtu siç ndodhte me të njëjtën skemë që klientët e vajzës privilegjoheshin, Berisha më 21 tetor 2010 firmoste vendimin e këshillit të ministrave me numër 840 me të cilën lejon ‘’Shoqërinë UNIFI Holdings Inc. - dega Shqipëri, për të kryer studimin përkatës dhe për shtrirjen e kabllos nëndetare ndërkombëtare me fibër optike Bari (Itali) - Gjiri i Lalzit (Shqipëri)’’. Votues i këtij vendimi ka qenë dhe Ilir Meta, i cili ishte ministër i Berishës në atë kohë, edhe pse në konflikt interesi pasi Shatku ishte kushëri i Monika Kryemadhit.

Dhe pikërisht këtë vendim të qeverisë Berisha, e çuan deri në fund Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.  SPAK thotë se Meta-Kryemadhi bashkëpunuan me Shatkun dhe vendosën në funksion të tij administratën shtetërore në funksion të interesave të kompanive të tij. Ata kanë përdorur pozicionet dhe influencën tyre në nivelet e larta të pushtetit. Për të vërtetuar korrupsionin e Meta-Kryemadhit me kompaninë e Shatkut SPAK bazohet në zbardhjen e të gjitha bisedave nga zbërthimi i telefonit të Monika Kryemadhit.

Monika Kryemadhi prej muajit nëntor 2013 e në vijim bisedon për çdo hap me Adrian Shatkun, madje në disa raste I referohet edhe si ‘kusho’, ndërsa për interesat e tij vë në lëvizje institucione dhe ministra të ndryshëm  të asaj periudhe. Prokuroria e Posaçme thotë se Shatku ishte edhe kushëri I Ema Çokut, një tjetër e akuzuar për pastrimin e parave të çiftit Meta-Kryemadhi.

Qëllimi sipas SPAK vërtetohet nga të gjitha komunikimet që Adrian Shatku ka bërë me Monika Kryemadhin, Emond Haxhinaston, Ema Çokun, Piro Xhixhon, Ermal Topallin (ish drejtor në Ministrinë e Transporteve) dhe Rudolf Papën, ish shef kabineti në AKEP. Monika Kryemadhi për arritjen e qëllime i organizonte takime Shatkut edhe me Ilir Metën.

“Në datën 6 mars 2014 Adrian Shatku është njoftuar nga Monika Kryemadhi që të nesërmën të shkojë të zyra e Ilirit” , thuhet në dosje. 

E gjithë përpjekja e Meta-Kryemadhit finalizohet më 1 prill 2014 kur ka një firmosje të marrëveshjes për fibrat optike dhe është ky komunikim mes Kryemadhit dhe Shatkut.

Insistimet për projektin vazhdojnë por ai ngec në qeveri, edhe për shkak të refuzimit të ministres së Inovacionit në atë kohë Milena Harito, dhe për ta kaluar vendimmarrjen ka një komunikim të gjatë mes Kryemadhit dhe Shatkut me Edmond Haxhinaston, në atë kohë ministër i Infrastrukturës. Në lojë futet edhe Piro Xhixho, I cili ndërhyn përmes shkresave dhe takimeve. Pas përpjekjeve leja për ndërtimin e linjave optike është dhënë më 5 maj 2015.

Sa I përket çështjes së interkonjeksionit për transferimin e thirrjeve, SPAK evidenton në dosje se personazh kyç për këtë është Piro Xhixho, atëherë kreu i AKEP. Xhixho ndërmjetëson me kompani celularësh që Shatku të lidhte marrëveshje.

“Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holldings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkoneksioni me kompanine Vodafone, si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim. Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se ky i fundit ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor që përcakton se "AKEP është person juridik, publik i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues gë është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga af vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave". Në mesazhet e tij drejtuar Monika Kryemadhit, Piro Xhixho i drejtohet kësaj të fundit me emrin "Mona" ndërsa kur bëhet fjalë për Iliir Metën, i drejtohet me emrin "shefi dhe I madhi”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kryemadhi interesohet dhe komunikon edhe vetë me përfaqësues të kompanive, biznesmenë privatë, për të cilët thotë se edhe vetë Meta i ka pritur në zyrë.

Një marrëveshje me një kompani është lidhur më 1 korrik 2014, dhe Adrian Shatku i shkruan Kryemadhit: Urime! Ajo që vihet re në dosje është fakti se si Shatku ashtu edhe përfaqësues të kompanive celulare i raporton Kryemadhin të gjithë trafikun e thirrjeve dhe fitimin, me detaje. Që mbështet akuzën e SPAK se çifti Meta-Kryemadhi merrnin fitimin e tyre nga aktivitetet e Adrian Shatkut.

Vetë Kryemadhi ka takuar drejtorin ekzekutiv të një kompanie private herë pas herë. Ndërkohë që Shatku fillon lëvizjet për të nxjerrë nga tregu kompani të tjera sa i përket transferimit të thirrjeve. Në një moment Shatku i ankohet Kryemadhit se një biznesmen tjetër i kishte hequr fishën dhe Monika i shkruan “E tmerrshme. T’ia heqim liçencën. Ëa ëa, bytha e Marinit, e tmerrshme”.

SPAK ka zbuluar në telefonin e Kryemadhit, një skemë se si do të ndahet fitimi me Monika Kryemadhin që merrte 32.85%, Unifi e Shatkut vetëm 16.42%, pasi gjysma e fitimit i takonte një biznesmeni tjetër.

SPAK arrin në përfundimin se Adrian Shatku i ka dërguar Monika Kryemadhit të dhënat për ndarjen e fitimit të interkonjeksionit, ku Monika ka përfituar përkatësisht nga 34 mijë euro në muajt korrik dhe gusht 2014, ndërsa në muajin shtator fitim i neto ka qenë 102 mijë euro por nuk dihet nëse është ndarës sipas skemës M: 32.85% dhe unifi 16.42% dhe biznesmeni 50.78%.

Nga të gjitha bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Adrian Shatkut, organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se këta dy persona flasin si bashkëpuntorë dhe ortake të biznesit të interkoneksionit të thirrjeve telefonike. Gjatë gjithë bisedës lidhur me këtë aktivitet Adriani dhe Monika flasin në numrin shumës duke u marrim letrën dhe tua përplasim", "t’ia hegim licensën" ctj. shprehur "ne", "pjesën tonë",

“Bazuar në të dhënat e pasqyruara sa më sipër, sipas organit të akuzës Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holldings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Përfitimet konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerikë dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maçapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 Euro për shpenzime arsimi për B.M, etj. Gjithashtu Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr. 3743 231151 31009 e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gjyqësore të Britanisë së Madhe. Nga të dhënat e bisedave dhe email-eve është vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings. Ine, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro”, konkludon SPAK.

Jo vetëm kaq por Adrian Shatku, edhe për të paguar ndërhyrjen e Meta-Kryemadhit, ka paguar edhe kompaninë izraelite të konsulencës që kishte kontraktuar LSI, pasi vetë Shatku ia kishte sugjeruar.  Rezulton se kompania “UNIFI Communication INC” me drejtor ekzekutiv Adrian Shatkun ka kryer 12 pagesa për llogari të kompanisë JPM Strategic Solutions me drejtor ekzekutiv John Moreira. Me këtë kompani amerikane, Lëvizja Socialiste për Integrim kishte lidhur kontratë për shërbime konsulence.

“Nëpërmjet përgjigjes së letërporosisë është evidentuar fakti se kompania UNIFI Communication INC nëpërmjet tranfertave bankare nga llogaritë e saj ka kryer në vitin 2016 dhe 2017 pagesa për llogari të JPM Strategic Solution LLC të John Moreira...

Ilir Meta ka lidhur marrëveshje lobimi në 2016 me kompaninë Global Security and Inovative Strategies dhe me kompaninë Mckeon Group INC. Me këtë të fundit janë lidhur dy marrëveshje, njëra direkt me LSI dhe tjetra me ndërmjetësimin e kompanisë greke Dorelita Limited LTD. Rezulton se LSI në periudhën janar 2016 – dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC për qëllime konsulencë 463 mijë euro dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë KQZ si dhe ka paraqitur pranë prokurorisë 3 fatura me vlerë 100 mijë euro, ndërsa diferenca prej 369 mijë eurosh është paguar nja nga entitet i padeklaruar nga partia LSI”, thuhet në dosjen e SPAK.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • esenc: 23/10/2024 21:35

    Fytyrat me te shemtuara ne bote.

    Përgjigju
  • Kasap Derrash Rexhep Bule leka [ kepi ]: 23/10/2024 18:34

    Po çfar prisni pse si futni nē burg tē gjith kto jashqitje tē kombit. Fusni dhe Sali Bajgēn e fmit e tij te Ilir Floriri. Pty rac pise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?