Çifti pensionist 15 vjet në rrugë duke shitur gështenja: Nuk duam t’u biem në qafë fëmijëve! Sa të kemi fuqi do dalim të fitojmë bukën e gojës

11 Mars 2023, 16:37| Përditesimi: 11 Mars 2023, 16:47

  • Share

TIRANË- Prej 15 vitesh, Emine dhe Ramiz Kovaçin i sheh te kryqëzimi pranë qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, duke shitur gështenja e misra të pjekur.

Për Report Tv, ata rrëfejnë se pensioni nuk u mjafton për të përballuar jetesën dhe me fitimet që nxjerrin sigurojnë bukën e përditshme.

 “Nuk kemi mundësi të punojmë gjë tjetër dhe kemi dalë këtu. 100 mijë marr pension. Tani më ka filluar pensioni, prej 2 muajsh. 140 mijë merr bashkëshorti. Nuk më del pension dhe nuk mund të ju bien në qafë fëmijëve. Derisa të kemi fuqinë do të dalim. Punojmë nga ora 9 deri në 13:00. Derisa çoj ushqimin, bereqasves. Të paktën nxjerr ushqimin. Blejnë dhe nuk blejnë se nuk kanë. Nuk blejnë fort”, tregojnë Emine e Ramiz Kovaçi. 

Rruga e gjatë që u duhet të bëjnë çdo ditë, është e lodhshme për çiftin pensionist, por nuk i pengon që të vijojnë punën.

“Jo, se kemi ardhur në Tiranë të dy bashkë kemi punuar. Jetojmë tek Rruga Ura, në Breg Të lumit. Vijmë në këmbë, dhe shkojmë në këmbë. Duhet dhe të lëvizim se na dhëmbin kyçet. Unë jam 68, ndërsa bashkëshorti 78. Jemi moshë e vjetër, por shyqyr kemi pasur pak mundësi dhe nuk kemi ngelur”, thotë e moshuara”, tregojnë ato.

Çdo sakrificë, Emine e Ramiz Kovaçi e bëjnë që të mos rëndojnë financiarisht fëmijët e tyre.

“Bëjmë pushim, kur është shi, ftohtë shumë. Dalim me shkëputje. Jetojmë me djalin dhe nipin. Të tjerët janë me qira. Unë kam shtëpinë time private, e vogël. Ne kemi ardhur nga Librazhdi. Më parë unë kam punuar në ndërmarrje shteti, në fermë, sharrë, kuzhinë. Ku më ka rënë puna, kam punuar. Derisa jam mirë jam shumë e kënaqur. Po të rrish në shtëpi nuk të vjen asgjë. Nuk ju bie më qaf fëmijëve. Ne jemi mësuar kështu. Ne po patëm punë, i kemi të gjitha. Janë rrugëtar klientët. Në verë preferohet misri dhe tani gështenja”, tregon e moshuara.

Ramizi 78 dhe Emineja 68 vjeç, kanë 52 vite të martuar dhe së bashku kanë një familje të madhe me 7 fëmijë e plot nipër e mbesa. Jetën e tyre e përshkruajnë të bukur, prej kohës që kanë jetuar në Librazhd e derisa kanë ardhur në kryeqytet në vitin 1991, kur edhe nisën vështirësitë e para.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?