Kronikë
Top 24

Çifti shqiptar në Itali kapet me 290 mijë euro në makinë, u zbuluan gjatë kontrollit me qen (VIDEO)

30 Gusht 2018, 11:56| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 12:13

  • Share

Një çift emigrantësh shqiptarë janë kapur mat në pikën kufitare të Ventimiglias që lidh Italinë me Francës. Çifti me banim në Breshia, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, udhëtonte me një makinë me targa gjermane. Ata deklaruan në kufi se ishin nisur për pushime në Spanjë dhe thanë se kishin me vete 1500 euro.

Por pas kontrollit me qen të stërvituar, policia financiare italiane ka mundur të zbulojë rreth 290.450 mijë euro të fshehura në sediljet e pasme të makinës.
Paratë ishin mbyllur hermetikisht në pako plastike e bashkë me to u gjet dhe një kartë identiteti fallco.

Në momentin e ndalimit ata nuk kanë ditur si të justifikojnë sasinë e madhe të eurove të padeklaruara. Policia italiane dyshon se paratë të jenë siguruar nga aktivitete të paligjshme kriminale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?