KAKAVIJË- Një person është arrestuar pasi po transportonte nga Shqipëria drejt Greqisë 140 paketa cigaresh kontrabandë nëpërmjet Kakavijës. Në pranga ka rënë I. A., nga fshati Vrisera. Ai i kishte fshehur këto pakte në gomën rezervë të makinës. Mbi të rëndon akuza veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".
"Si rezultat i kontrolleve bazuar edhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë në SPK Kakavijë, të mjetit në pronësi të shtetasit I. A., nga fshati Vrisera, gjetën në gomën rezervë 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi. Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë", njofton policia.