Cigarja elektronike trend për adoleshentët, por ligji ua ndalon! 15-vjeçari: Reklamohet në TikTok, e marrim për t’iu rënë në sy vajzave

22 Mars 2023, 16:41| Përditesimi: 22 Mars 2023, 16:46

  • Share

Janë adoleshentë, por kjo nuk i pengon të konsumojnë cigare, apo produkte me ngrohje të duhanit, të njohura si VAPE, që nxjerr nikotinën me avull, nga ngrohja me rezistencë 

Gazetarja: Sa vjeç jeni?
16 vjeç. Prej një viti e provova cigaren elektronike, më pëlqeu dhe fillova. I kam parë në televizor, reklama dhe i kam blrë. Me shije të ndryshme, ka të gjitha shijet. Ka me çmime të ndryshme, 9, 10, 12, 20. Varet. 2-3 ditë shkon dhe mbaron pastaj sepse ka 1200 thithje. Me ndërprerje. Punojmë. Kamarier. Jam në shkollë, viti i parë.

Gazetarja: Sa vjeç je ti?
15 vjeç. Unë konsumoj cigare elektronike prej një viti. E konsumoj me çunat.

Në fillim ishin kurioz, duke u ndikuar edhe nga reklamimet në të gjitha platformat e internetit, por më pas edhe për tu rënë në sy vajzave.

Gazetarja: Jeni në shkollë, në çfarë klase?
Në klasë të nëntë. Me çunat, dilnim, kemi parë reklamat. Na bëri përshtypje si trend. E pinë të gjithë dhe tham ta pimë dhe ne. Është trend në Tik-Tok, Instagram. E pinë dhe të famshmit. E pimë dhe ne. Më shumë për t’i ranë në sy dhe gocave. Vetëm cigare elektronike konsumojmë.

Produktet e duhanit apo të alkoolit me ligj janë të ndaluar për moshën nën 18 vjeç. Por fëmijët i blejnë ato lehtësisht, mjafton të nxjerrin paratë .

Gazetarja: A nuk ju pyesin për moshën kur i bleni?
Jo, nuk na pyesin fare.

Të parekomandueshme për shëndetin, pirja e duhanit është kthyer në trend që ka prekur shumicën e të rinjve.

“Këta lloje produktesh edhe në ligjin shqiptar, nuk udhëzohen që të pihen nën moshën 18 vjeç dhe është e pa pranueshme”, tha eksperti I kontrollit të duhanit, Roland Shuperka.

Produkte të tilla, si Vape apo cigaret elektronike, këshillohen vetëm për konsumuesit e duhanit tradicional, me qëllim t’i ndihmojë ata për ta lënë

“Problemi është se parashikohet Brenda 10 viteve, do të largohet duhani tradicional dhe do të kaloje tek produktet e tilla me ngrohje që nuk prodhojnë tym”, tha Shuperka.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?