Këngëtarja Xhensila Myrtezaj

VIP & Spektakël

Çika-Çika kap 50 milionë views, Xhensila 'dhuratë' fansave, poston videon e parë pas lindjes

23 Gusht 2018, 10:02| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 10:14

  • Share

Ajo është një nga këngëtaret më të preferuara për adoleshentët e cila ka treguar se dashuria mund të ekzistojë njësojë si nëpër përralla.

Bëhet fjalë për këngëtaren Xhensila Myrtezaj e cila u bë prej rreth gati 10 vitesh që është në lidhje më Bes Kallaku.

Madje para një muaj ata janë bërë prindër të një vajze që vendosën ta quajnë Ajka, e cila sipas çiftit është fryti i dashurisë së tyre.

Që nga momenti i lindjes Xhensila ka qenë shumë e rezervuar në postimin e fotove në rrjetet sociale, kjo gjë i ka bërë fansat kuriozë se si mund të jetë këngëtarja pas lindjes.

Këngëtarja e ka shuar kureshtjen duke postuar një video në ‘Instastory’ ku shfaqet tejet në formë dhe plot shkëlqim, me flokët e kapur bisht dhe pa tualet, teksa falenderon ndjekësit dhe duket shumë e lumtur për klikimet e këngës 'Çika çika', e cila ka arritur 50 milionë.

Foto nga videoja e shpërndarë nga Xhensila Myrtezaj

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?